Tre aksidente në harkun kohorë të pak orëve u shënuan këtë të hënë në vendin tonë, dy prej të cilave u regjistruan në Lezhë dhe një tjetër në Elbasan.
Aksidenti më i fundit ndodhi në afërsi të kryqëzimi të Shënkollit” në aksin “Lezhë-Laç. 75 vjecari Jak Gjergji u përplas nga një mjet i tonazhit të rëndë teksa ishte duke kaluar rrugën. I moshuari u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda në trup ndërroi jetë.
Po mëngjesin e kësaj të hënë një tjetër aksident ndodhi në lagjen Nënë Tereza të Lezhës. Një grua humbi kontrollin e automjetit, duke u përplasur me qepenin e një dyqani në anë të rrugës.
E plagosura u dërgua në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa fatmirësisht dyqani ishte i mbyllur dhe nuk pati njerëz të lënduar.
Aksidentet nuk mbarun me kaq. Në mbrëmje, një tjetër u shënua në Belsh të Cërrikut. Një drejtues mjeti teksa po qarkullonte me shpejtësi përplasi një kope bagëtie, ku dhjetra krerë ngordhën nga përplasja e fortë.
Policia e Lezhës dhe ajo e Elbasanit po hetojnë ngjarjet në fjalë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksidente#TopChannel
Ещё видео!