Menjëherë pasi Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e ri të kësaj force politike në 13 Qershor dhe ngritjen e Komisionit Zgjedhor, në selinë blu ka nisur puna për përgatitjen e tyre.
Pasditen e sotme pritet mbledhja e parë e këtij komisioni që do të organizojë procesin elektoral për kreun e ri të demokratëve. Por pa kaluar 24 orë nga ngritja e tij, njëri prej anëtarëve, Enno Bozdo nuk ka pranuar të jetë pjesë e komisionit.
Deri më tani në zgjedhjet e 13 Qershorit, Lulzim Basha ka përballë anëtarin e kryesisë, Fatbardh Kadilli, ndërsa pritet që edhe grupimi për PD-në të nxjerrë një kandidaturë për kreun e ri të PD-së.
Krahas debateve që shoqëruan mbledhjen e kryesisë edhe atë të Këshillit Kombëtar, edhe kjo e hënë ka sjellë qëndrime kritike ndaj lidershipit të demokratëve Lulzim Basha. Për ta Basha është humbës i përsëritur e për këtë arsye duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme për të hapur një garë të drejtë e të barabartë në parti.
Me të njëjtën gjuhë ndaj tij u shfaq sërish Kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani i cili në një postim në rrjetet sociale e cilësoi tallëse dhe të gënjeshtërt ndaj demokratëve qëndrimin e Lulzim Bashës në dy forumet e PD-së.
Sipas Nishanit, Bashës i intereson vetëm vula dhe karrigia e kryetarit dhe aspak rritja e Partisë Demokratike e aq më pa shprehet ai zhvillimi i demokracisë për të ndryshuar Shqipërinë. Për Nishanin ajo që nisi dje është fillimi i fundit politik të Lulzim Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike.
Sakaq edhe Grupimi për PD-në ka reaguar duke e cilësuar të pabarabartë garën për kreun e PD-së. Sipas anëtarëve të këtij grupimi Basha ka emëruar në mënyrë të njëanshme komisionin zgjedhor, duke e cilësuar atë një vegël të kryetarit që nuk siguron kushte për konkurrencë të ndershme, pasi kriteret e pranimit të kandidaturave do të përcaktohen nga komisioni zgjedhor.
Grupimi për PD-në thekson nevojën e një analize për humbjen e zgjedhjeve dhe një reformim të Partisë Demokratike, që sipas tij është marrë peng nga lidershipi aktual Basha.
Tv KlanSUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!