Kur dhjetëra ministra mbrojtjeje të mblidhën në një bazë ajrore në gjermani, të premten, të gjithë sytë do të jenë drejtuar nga Berlini: a do ta ndihmojë apo jo ai Ukrainën. Liderët e mbrojtjes nga 50 shtete dhe organizata e atlantikut verior do të takohen në bazën ajrore Ramstein, në më të fundit në një seri takimesh që kur rusia pushtoi Ukrainën thuajse 11 muaj më parë. Fokusi pritet të jetë tani jo tek ajo që SHBA do t’i dërgojë Ukrainës, por nëse gjermania do të dërgojë apo jo tanket Leopard atje, ose të paktën të lejojë transferimin nga vende të treta.
“SHBA pret që evropianët të marrin tani kryesimin”, thotë Rachel Rizzo, studiuese në këshillin atlantik. “Unë pres që SHBA ti shtyjë privatisht evropianët të ofrojnë më shumë nga burimet e tyre”, shton ajo. Ukraina është mbështetur kryesisht tek varientet e tankeve të erës sovjetike T-72 dhe tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët e perëndimit, i përdorur nga ushtritë në 20 shtete. Tanku peshon më shumë se 60 tonë dhe ka një top me predha 120mm dhe mund të godasë shënjestra deri në pesë km larg.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin duhej të takohej me ministren gjermane të mbrojtjes, Christine Lambrecht, në Berlin, para samitit të Ramsteinit, por ajo dha dorëheqjen nga posti të hënën. Ministri i ri i mbrojtjes, Boris Pistorius, do të presë Austin në vend të saj, të enjten. SHBA ka premtuar 24 miliardë dollarë ndihma ushtarake për ukrainën dhe zyrtarët amerikanë, që flasin në kushte anonimiteti, thonë se administrata e Joe Biden pritet të miratojë shpejt dërgimin e mjeteve të blinduara Stryker për Kievin, por nuk është e predispozuar të dërgojë atje tanket e saj, si psh M1 Abrams. Gjermania ndërkohë është bërë një mbëhstetëse e rëndësishme e ukrainës, pas pushtimit rus, duke hedhur pas shpine një tabu të rrënjosur në historinë e përgjakshme të vendit gjatë shekullit të 20, por nuk ka pranuar ende të dërgojë tanke apo të lejojë vende të tjera që të dërgojnë në front tanket e tyre të prodhuara në gjermani.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Berlin#Mbledhja
Ещё видео!