Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska bëri gjithçka që mundi për të ruajtur statusin e saj si një superfuqi - duke përfshirë edhe statusin si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bashkimi Sovjetik nuk mund të konkurronte ekonomikisht me shumë vende perëndimore. Por Kremlini e ka justifikuar gjithmonë pretendimin e Moskës si një superfuqi në aspektin ushtarak. Rusia, është thënë me dekada, ka një nga ushtritë më të mëdha dhe më të fuqishme në botë – duke përfshirë edhe armët bërthamore. Presidenti Putin rregullisht i dërgonte botës imazhe të paradave ushtarake me një koreografi të përsosur në Moskë ose përmes manovrave nga forcat e tij të armatosura. Por sa e fuqishme është vërtet një ushtri nuk e tregon veten në parada në Sheshin e Kuq, por në fushën e betejës?
Pikërisht në këtë të fundit, rusët po pësojnë humbje të mëdha, nga një ushtri shumë më e vogël, si ajo e ukrainës. Madje nga një ushtri që deri pak vite më parë nuk ekzistonte fare. Sipas ekspertëve, forcat e armatosura ruse në letër mund të jenë 1 milion, e në të ardhmen pretendojnë të jenë madje deri në 1,1 milion ushtarë. Por madhësia reale është më e vogël. Një pjesë e madhe e njësive ruse që janë gati për veprim janë vendosur tashmë në Ukrainë. Ato kanë pësuar humbje të rënda. Nuk ka shifra të sakta, por shërbimi sekret amerikan CIS beson se Rusia ka pasur deri tani dhjetra mijëra të vdekur dhe të plagosur. Ndaj edhe tani thirren nën armë rezervistët, për të plotësuar boshllëqet e shkaktuara nga humbjet. E mes tyre, burra mbi moshën 50 vjec apo me probleme shëndetësore. Për tu dërguar në luftë, rezervistët kanë nevojë për trajnim. Një pjesë e rezervistëve do të trajnohen vetëm një ose dy muaj, cka nuk mjafton...të tjerë dërgohen në front pa asnjë trajnim e madje edhe pa pajisje. E me një ushtri të tillë, nuk mund të pritet sukses. Suksesi nuk u arrit madje as me mercenarë të stërvitur dhe armatosur mirë si grupi i ashtuquajtur Vagner.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#Moska#TopChannel
Ещё видео!