Një grua e dhunuar, me dy martesa të dështuara është kjo historia që do të trajtojmë pasditen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë”.
Eriselda Bako ishte një 14-vjeçare asokohe kur familja e martoi pa dëshirën e saj ndërsa edhe i ndërprenë shkollën. Në jetë erdhi një vajzë por kryefamiljari shpesh ushtronte dhunë mbi Eriseldën për shkak se ishte përdorues i alkoolit. Pas 5 vitesh martesë, Eriselda zbuloi tradhtinë e të shoqit, pasi e dashura e tij u paraqit në shtëpinë e tyre. Në këtë moment ajo vendosi të ndahej fizikisht dhe të largohet tek shtëpia e prindërve të saj duke I dhënë fund kështu martesës. Për shkak të kushteve ekonomike vajzën e la me të atin por komunikimet i ka të rregullta.
Pas pak kohësh nëpërmjet rrjeteve sociale Eriselda ende pa bërë divorcin, u njoh me një djalë dhe brënda ditës ajo u largua nga shtëpia për të nisur bashkëjetesën me atë. Por sërish fati i martesës së parë do ta ndiqte edhe në lidhjen e dytë të kësaj 25-vjeçareje. Edhe partneri I dytë njësoj si i pari ishte I alkoolizuar dhe ushtronte dhunë ndaj saj. Eriselda mbeti shtatzënë por familja e djalit mohonin atësinë dhe kështu lindën konfliktet. Në momentin që Eriselda solli në jetë djalin, të dy u braktisën nga partneri i dytë në ambjentet e spitalit. Sot Eriselda me djalin jeton tek prindërit e saj ndërsa kërkon që ta regjistrojë këtë të fundit pasi edhe pas 1 viti ai rezulton i paregjistruar. Gjithashtu dëshira e saj është të bashkojë dy fëmijët.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ] dhe [ Ссылка ]
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: [ Ссылка ]
Follow Report Tv on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Shqiptarja.com on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Report Tv on Instagram: [ Ссылка ]
Follow Shqiptarja.com on Instagram: [ Ссылка ]
Follow Report Tv on Twitter: [ Ссылка ]
Follow Shqiptarja.com on TikTok: [ Ссылка ]
#ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV
Ещё видео!