Samiti i Klimës në Glasgou të Skocisë është në ditën e fundit të tij dhe ekziston frika se objektivi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit nuk ka gjasa të arrihet. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se qeveritë vështirë se do të zotohen për të zvogëluar mjaftueshëm emetimet e dioksidit të karbonit. Presidenti i COP26-ës, Alok Sharma, paralajmëroi se koha për arritjen e një marrëveshjeje përpara përfundimit të samitit, po kalon. Shkencëtarët thonë se kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius do ta ndihmojë njerëzimin t'i shmangë pasojat e këqija klimatike. Në takimin në Paris në vitin 2015, liderët botërorë kanë thënë se do të përpiqen të kufizojnë ngrohjen deri në 2 gradë Celsius, përmes reduktimeve të emetimeve të gazrave serrë. Por, parashikimet e fundit janë se temperaturat po rriten për 2.7 gradë Celsius. Guterres tha se zotimet për reduktimin e emetimeve janë të pakuptimta, derisa qeveritë vazhdojnë të investojnë në lëndë djegëse fosile. “Premtimet janë të zbrazëta kur industria e karburanteve fosile subvencionohet me trilionë”, tha Guterres.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Samiti#Glasgou#TopChannel
Ещё видео!