Paraqitet e qetë situata një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve të serbëve lokalë.
Pranë ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut si dhe brenda ambienteve ka prani të shtuar të Policisë së Kosovës, në ruajte të rendit.
Para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit janë vendosur tri autoblinda policore me rreth 20 pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Situata në këtë komunë raportohet e qetë dhe gjendja është kthyer në normalitet, ku janë hapur dyqanet dhe restorantet.
Policia e Kosovës asistoi tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që të hynin në ndërtesat komunale. Këto ndërtesa, paraprakisht ishin përdorur nga institucionet paralele serbe. Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, të cilët u përleshën me policinë. Autoritetet e sigurisë përdorën shok-bomba dhe gaz lotsjellës, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre. Disa vetura policore u dogjën, ndërkaq të paktën pesë policë u lënduan.
Ndërkaq, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, kërkoi sot tërheqjen e njësive speciale nga veriu. Kjo parti tha se Serbia duhet të ndalojë dialogun me Kosovën, derisa nuk tërhiqet policia. Nga ana tjetër, aleanca e NATO-s dhe shumë diplomatë kërkuan që të shtensionohet menjëherë situata dhe të arrihet dialog mes palëve.
Dje pati reagime të forta nga ndërkombëtarët të cilët dënuan veprimet e Prishtinës për hyrjen më forcë të kryetarëve të rinj në komuna. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se veprime të tilla do të rezultojnë “me pasoja” në raportet dypalëshe me Kosovën.
Nga ana e tyre, autoritetet kosovare fajësuan Serbinë dhe “strukturat ilegale dhe bandat kriminale” për situatën e krijuar, teksa thanë se Policia e Kosovës po realizonte detyrat e saj.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Kosovë#TopChannelNews
Ещё видео!