#tvora #rtvoranews
Gjatë një vizite në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, kryetrai i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se Shqipëria punon për 5 oligarkë të lidhur me qeverinë. Sipas tij varfëria merr fund vetëm kur të largohet me votë qeveria e Edi Ramës. Tregtarët ju ankuan Bashës për gjendjen e vështirë ekonomike që po kalojnë, ndërsa thanë se nuk kanë përfituar asnjë ndihmë pavarësisht goditjes nga pandemia.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerë në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, të cilët i kanë shprehur atij gjendjen e veshtire që po kalojnë. Fermerët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, megjithëse pandemia i goditi rëndë.
''Asnjë ndihmë. Kam paguar 120 milionë shtetit vetëm naftë. Ne tani nuk kanë dhënë asnjë lekë. Dy tufa kam shitur, sa për të nxjerrë bukën e gojës.''
“Ilaçet i kam marrë me listë te farmacia. Edhe bukën e kam marrë me borxh, me listë se me 80 mijë lek pension kooperative unë s’e kaloj dot. Turp është ta themi në çfarë situate jemi'', i tha kryetarit Basha një pensioniste që shiste disa prodhime të bahçes. Por kreu i opozitës ka një mendim tjetër se në anën e kujt qendrin turpi.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!