#oranews #spak #mcgonigal #gazmendbardhi #edirama
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shfaqur interesimin për të hetuar mbi aktivitetin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal në Shqipëri.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka kërkuar deputetit të PD-së, Gazment Bardhi që të plotësojë kallëzimin e bërë në datën 24 janar ndaj kryeministrit Edi Rama me dokumentet e nevojshme.
Pak orë pas kësaj kërkese, deputeti demokrat i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme aktpadinë e drejtësisë amerikane.
Aktpadia e zyrës së prokurorit të distriktit të Kolumbias mban datën 15 shtator të vitit 2022.
Bazuar në këto dokumente, ligjvënësi demokrat shreh besim te Prokuroria e Posaçme që në këtë rast të ketë një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur.
“Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politikë është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.
Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikanë të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politikë”, u shpreh Bardhi për padinë pak ditë më parë.
Çështja “McGonigal”dhe marrëdhënia e tij me kryeministrin Rama ka shtuar tensionet politike në Shqipëri.
Madje në Komisionin e Sigurisë, Ervin Salianji, e konsideroi si çështje primare për tu diskutuar.
Tashmë veç hetimit në SHBA dhe nismës së SPAK në Tiranë, Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë kanë paralajmëruar dhe zhvillimin e protestave.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!