#rtvora #oranews
Kushtet e vendosura nga grupimet politike gjermane CDU-CSU për çeljen e negociatave me Shqipërinë janë një shenjë pozitive e njohjes në detaj të problematikave të brendshme të vendit tonë nga ndërkombëtarët. Në një intervistë për RTV ORA, ekspertët shprehen se kushtet duhet të plotësohen jo vetëm për perspektivën evropiane por dhe për demokracinë në vend.
9 kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave ndaj Shqipërisë janë një shenjë pozitive e njohjes në detaj të problematikave të vendit nga gjermanët.
Në një intervistë për RTV Ora, ekspertja e integrimit, Alba Çela, u shpreh se fillimisht, kushtet duhen plotësuar për të patur një shtet funksional në Shqipëri.
Alba Çela: Kushtet reflektojnë një problematikë realiste. Ato duhen zgjidhur me apo pa perspektivën e integrimit. Për të gjitha vendet kandidate ato duan të shohin shtete dhe demokraci funksionale përndryshe ato thjesht importojnë një problematikë.
Drejtuesi i Lëvizjes Evropiane Shqiptare, Gledis Gjipali, theksoi se kushtet e Bundestagut do të intensifikojnë kontrollin e ndërkombëtarëve si dhe cilësinë e procesit.
Gledis Gjipali: Ne jemi shoqëri dhe demokraci e re, me institucione jo të forta dhe kemi nevojë vazhdimisht për orientim dhe kontrollin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Për ekspertët, skenari pozitiv për anëtarësimin në BE do të zgjaste mbi një dekadë.
Alba Çela: Kroacisë i është dashur një dekadë, nuk mendoj se ne do të na duhet më pak. Mund të na duhet dhe më shumë. Mos të harrojmë se ka dhe një ndryshim tashmë, kapituj 23 dhe 24 nuk mbyllen asnjëherë.
Gledis Gjipali: Ne nuk do e dimë si do jetë BE pas 5-10 vitesh kur ne do të jemi gati, rëndësi ka që Shqipëria të bëjë reformat e duhura.
Të martën, grupimet politike CDU-CSU vendosën që negociatat për Shqipërinë të hapen vetëm pasi të plotësohen 9 kushte, që lidhen me krizën politike, reformën në drejtësi, zgjedhjet e lira si dhe ngritja e shpejtë e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e 30 qershorit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!