Lajme arkiva 2005
Deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike që do të dalin në zgjedhjet e afërme parlamentare, në momentin që do të marrin mandatin do të shkëputen nga bizneset e tyre private në mënyrë që të shmangin konfliktet e interesave.
Kryetarja e Grupit të Punës për Ndryshimet në statut, Jozefina Topalli, ka treguar rreth kësaj iniciative e cila do të paraqitet fillimisht forumeve të partisë dhe më pas do t’i dërgohet bashkë më ndryshimet e tjera në Kuvendin e 23 prillit. Përpara se kandidati për deputetë të filloj fushatën elektorale do të deklaroj pasurinë e tij me anë të një formulari.
Jozefina Topalli: “Ato që kanë dëshirë që të konkurrojnë për deputetë, së pari duhet të kenë të qartë një gjë që na ndan, politikani nuk mund të jetë njëkohësisht edhe biznesmen. Biznesmeni duhet të merret me biznesin e tij dhe politikani duhet të merret me politika që i shërben atyre për të cilin kanë votu, dhe nuk janë vetëm bizneset. Që të gjithë ato që do konkurrojnë për forumet e larta të Partisë Demokratike të plotësojnë formularin, ashtu siç plotësojmë ne, në bazë të një ligji të deklarimit të pasurisë. Kërkon ngritjen e një instrumenti tjetër brenda PD-së për të investigu mbi prejardhjen e kësaj pasurie dhe natyrisht përmes kontrolleve të mëvonshme periodike për të parë se si shkon kjo pasuri. Meqenëse është një problem i madh, principal shumë i rrezikshëm për shoqërinë tonë që të mendoj për benefite personale kur ke detyra në interes publik.”
Kodi i sjelljes është themelore për Partinë Demokratike, shprehet Topalli. Ai nënkupton së pari shmangien e konvergjencës mes politikanit dhe biznesmenit.
Jozefina Toplli: “ Pa dyshim ideimi bazën e një problemi që ekziston në realitetin shqiptar por i përqendruar dhe fokusuar dhe i realizuar në qeverisjen aktuale që ka të bëjë me konfliktin e interesave. Ose më mirë me konvergjencat e njeriut politik dhe njeriut biznesmen. Gjë që nuk mund të ndodh, vota, përfaqësimi në parlament, nënkupton përfaqësimin e interesit publik. Kur ky interes publik del periferik, në krahasim në raport me interesin privat, çdo gjë është e kompromentuar dhe asgjë nuk funksion asaj të cilët shqiptarët kanë votuar.”
Sipas Topallit, biznesmeni do të ketë lehtësira por nuk mund të shfrytëzoj postin e tij në politikë nuk mund të shfrytëzoj postin e tij në politikë në mënyrë që të mos abuzoj me mandatin./tvklan.al
Gazetare: Gerta Gixhari
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!