Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni. Arsyeja e largimit nga kabineti qeveritar është sepse Maxhuni ishte fotografuar në makinën zyrtare, ndërsa kishte ngritur këmbët mbi kroskotin e makinës.
Kryeministri i Kosovës nuk e ka komentuar gjatë këtë çështje por në një postim të shkurtër në facebook, Haradinaj shkruan: “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”.
#SyriNet#Kosove
Per me teper informacion vizitoni www.syri.net
Ещё видео!