Ndërhyrja e rusisë në një anije pranë brigjeve turke, sjell pasojat e luftës në ukrainë në një front tjetër të natos dhe rrit tensionet në një kohë kur Ankaraja kërkon të kthejë Moskën në marrëveshjen për eksportin e drithërave që do të risillte qetësi në detin e zi. Marinsa të armatosur u ngjitën mbi anijen turke të dielën, rreth 60 km larg nga bregu verilindor i Turqisë, në ujëra ndërkombëtare por afër stambollit, në atë që moska e quajti një inspektim, para se anija të ndalej në ukrainë. Turqia, vendi që ka edhe ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, nuk ka bërë komente publike për incidentin që ndodhi shumë më në jug të luftës që vazhdon prej një viti e gjysmë në detin e zi. Analistët thonë se e gjithë kjo teston vendosmërinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të ruajtur marrëdhënie të mira me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin ai e ka ftuar në turqi këtë muaj për të diskutuar rifillimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga kombet e bashkuara që ka mbrojtur eksportet e grurit nga Ukraina. Ky lloj agresioni, shumë pranë Stambollit, nuk respekton të drejtat e turqisë, thonë analistët. Heshtja e ankarasë sipas tyre është e cuditshme por tregon se ajo ende pret që putin të vijë për vizitë dhe të kthehet tek marrëveshja për eksportet e grurit. Që kur Rusia doli nga marrëveshja, muajin e kaluar, ajo por edhe ukraina kanë lëshuar paralajmërime dhe kanë kryer sulme mbi mjetet pranë brigjeve të tyre, duke shtuar shqetësimet se anijet komerciale do të përballen me rreziqe akoma më të shumta në të gjithë detin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#Erdogan
Ещё видео!