#rtvora #rtvoranews #boom
Përpos qendrës, duket se bashkisë së Tiranës nuk i interesojnë rrugët në periferi apo në lagjet e kryeqytetit.
BOOM ka sjellë disa herë kronika të gjendjes së mjerueshme të rrugëve na Tiranë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.
Ndërkohë, duke bërë vëzhgimin e disa rrugëve në kryeqytet rezulton se banorët vazhdojnë të ankohen për mungesë investimesh prej vitesh tashmë.
Një situatë e tillë shfaqet në rrugën “Ligor Lubonja” ku shiu ka nxjerrë në pah edhe problemet me gropat e shumta që shndërrohen në pellgje.
"Kështu ka qene gjithmonë, që në vitet 90. Për fëmijët kemi shume vështirësi në këto rrugë, sepse lagen dhe bëhen me baltë. Na prishen makinat."
Ehde rruga “Nazmi Rushiti” vuan nga të njëjtat problematike ku banorët theksojnë se nuk ka trotuare dhe se janë bërë aksidente.
"Këtu kanë ndodhur shume aksidente, janë vrarë fëmijë. Nuk ka trotuar dhe rrezikojmë. Rruga e prishur, na prishen makinat, i bëmë copë. Nuk vijnë të bashkisë dhe pse jemi ankuar."
Rruga “Pjetër Budi” nga ana tjetër duket se ka vite që nuk ka parë investime dhe gropat kanë qenë shoqërueset e banorëve këto kohë.
"Shumë vite pa investime. Ka rënë dheu dhe është ngritur asfalti. Rrugët me gropa. Kryetari të mos bëjë propagandë, por të na shtrojë rrugët."
Banorët i bëjnë thirrje kryebashkiakut që të vërë dorë në këto rrugë dhe të mos rrijë vetëm duke bërë kronika të gatshme.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!