Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Jo vetëm si autor i disa grabitjeve me armë zjarri, por edhe i përfshirë në vrasje. Këto janë dyshimet e policisë në lidhje me 30-vjeçarin Elis Suçi i cili u arrestua pasditen e të mërkurës. Sipas burimeve, ka dyshime të forta se i riu është përfshirë pikërisht në vrasje me pagesë pasi u ka shërbyer disa grupeve kriminale. Pas arrestimit të tij, prokuroret po hetojnë edhe disa ngjarje të fundit kriminale që përkojnë me daljen e tij nga burgu. Elis Suçi pasi kreu disa vjedhje në zonën e Kamzës dhe qëlloi me armë në drejtim të policisë në muajin mars u arrestua pasditen e së mërkurës në afërsi të zonës së Medresesë. Suçi ka tentuar që të arratiset sërish, madje i ka kërcënuar efektivëve se do të qëllonte në drejtim të tyre. Në momentin që është arrestuar atij i është gjetur një pistoletë me fishekë e mbushur. Madje kjo armë është dërguar për ekspertizë në laborator për të parë nëse është përdorur në krime të tjera që dyshohen nga policia. Prej disa muajsh Suçi ishte në kërkim policor pasi kishte kryer disa vjedhje në Kamëz nën kërcënimin e armës. Burimet shtojnë se ai fshihej në hotele të ndryshme për të humbur gjurmët. Grabitjen e fundit e kreu në pikën e postës përballë gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në këtë zonë ku arriti që të merrte më shumë se 10 milionë lekë të vjetra. Më herët policia arrestoi bashkëpunëtorin Algert Kurti, i cili mohoi që të jetë i përfshirë në këtë grabitje, por pranoi faktin që ishte në dijeni për planin e shokut të tij.
Ещё видео!