#oranews #saliberisha #elisaspiropali #debateparlament #spiropaliberisha
Ministrja Elisa Spiropali e ka konsideruar Berishën si deputetë u botës së tjetër gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndërkohë i është drejtuar se në majën e piramidës politike nuk do të ngjitet kurrë edhe sikur të kërcejë pupthi.
Sipas saj Berisha është mësimi më i hidhur për Shqipërinë.
Pas fjalës së liderit historik të PD-së, nuk kanë munguar as replikat e Berishës e cila e ka konsideruar zonja 5 milionëshe që flet me gjuhë ordinere.
Berisha duke iu referuar qeverisë tha se përballë ka një organizatë kriminale, që ka përdorur çdo ditë për të plaçkitur pasuritë e qytetarëve shqiptarë
Replikat:
Elisa Spiropali: Sali tre piramida ke ndërtuar në jetë, piramidat financiare që rrënuan Shqipërinë, piramidat arsimore që bën analfabet të rinjtë e Shqipërisë, dhe piramidën politike në majë të së cilës ti nuk ngjitesh dot më edhe po të kërcesh pupthi. Ti Sali nuk je Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, ti je gjeneral i një ushtrie që mendon se je gjallë. Dhe unë do doja të pyesja Flamurin se përse mendon se ju jeni gjallë politikisht. Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë.
Ti harron që ishe ti që dilje krenar nëpër ekrane dhe thoshe që ishe vendim politik të konabizohej Lazarati. Nuk mbajte kurrë përgjegjësi dhe s’të thirri kush atje ku duhet të shkoje. Normal se i kontrolloje ti. S’kishte drejtësi. Ne nuk kemi asnjë kompleks të flasim edhe për raportet. Patjetër që shohim dhe kritikat, ashtu siç nuk jemi euforik të flasim për ato që raporti thoshte. Sali Berisha:Kur një zonjë flet në këtë mënyrë, nuk mund të prishësh gojën tënde. Fjala e vetme që mund të them është se kur nuk ke turp, mund të bësh gjithçka. Vij këtu se jam i vetëdijshëm që kam përballë një organizatë kriminale, që ka përdorur çdo ditë për të plaçkitur pasuritë e qytetarëve shqiptarë. Vetëm në aferën e fundit, brendi shqiptar i zonjës Konomi, me anëtar të tij, ka plaçkitur 430 mln euro në SPAK. Vij këtu për të qëndruar karshi jush, dhe për të treguar shqiptarëve se çfarë shkalle inkriminimi keni. Zonja që foli, që thirret rëndomë zonja 5 milionëshe, nuk hyn në anëtarët e organizatës. Keni me borxh të dilni dhe të shani me gjuhë ordineri, të përdorni fjalë që një grua nuk ja lejon vetes fjalë të tilla. Jo se më mungon fjalori, por problem është se goja ime frenohet. Pavarësisht se si. Çfarë ke o zonjë. Sa shpirtra shqiptarësh peshojnë mbi ty.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!