Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka nënshkruar në Vjenë, një marrëveshjen me Bankën Botërore për marrjen e një kredie në vlerën e 10 milionë euro për programin e barazisë gjinore dhe aksesin e grave në ekonomi. Denaj ka sqaruar sot në Samitin e Grave në Biznes se kjo do të ndihmojë femrat në aktivizimin më të madh në ekonomi.
“Janë 15.781 të regjistruara në 2019, dhe 5.089 ose 32% e tyre administrohen nga zonja. Një nga dy kontratat e kredisë të cilat do të ndihmojnë në veçanti ministrinë e Financave por edhe politikëbërjen për të rritur përfaqësimin e grave ndaj pronave dhe për të rritur zërin e saj vokal në kontekst të sipërmarrjes”, tha Denaj.
Ещё видео!