Lajme arkiva 2005
Maratonë elektorale e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në jug të vendit. Në Gjirokastër krye demokrati kërkoj votat për Genc Rulin dhe Artur Rroshin, jo vetëm për gjirokastritët por i bëri thirrje dhe emigrantëve të kthehen në 3 korrik që të votojnë ndryshimin.
Sali Berisha: “Me Genc Rulin do të kthejmë në Gjirokastër, do të kthejmë në Shqipëri mijëra vëllezër tanë nga Greqia, Italia, Gjermania për të investuar këtu me të gjitha lehtësirat që meritojnë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës për çdo investitor vendas dhe të huaj. Sonte në emrin tuaj në këtë shesh, u bëj një thirrje vëllazërore të gjithë emigrantëve shqiptar kudo që janë, nisuni drejt Shqipërisë për të firmosur ndryshimin. Shqipëria po ju pret ju dhe u jap fjalën që Shqipërinë do ta bëjmë vendin e zhvilluar. Do ta bëjmë vendin ku ju do të investoni, do të derdhni dijet që keni marrë.”
Genc Ruli: “Gjirokastra këtë radhë do të mendoj për vete. Do mendoj për fëmijët e saj, për të rinjtë e saj, për të moshuarit e saj. Do të votoj ndryshimin. Fitorja është me ne.”
Duke vijuar në Përmet Berisha u shpreh i sigurt se përmetaret do të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike Mitro Çela.
Sali Berisha: “Se projekti i ndryshimit për ne, ka një qëllim t’i bashkojë shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre, për të triumfuar mbi një armik të të gjithë shqiptarëve dhe kjo është varfëria për t’u bashkuar në një përpjekje të re, për punë dhe punësim, për mirëqenie, për dinjitet, për integrim. Sot ne vendin mik, në Greqi punojnë 700.000 shqiptarë. Në rast se ne u garantojmë atyre ne kushte nuk po them të 700.000 por të paktën 100.000 janë gati të vijnë të investojnë. Të çelin biznese të vogla, biznese të mesme në Përmet dhe mbarë Shqipërinë.”
Mitro Çela: “Që të gjithë së bashku të votojmë për Partinë Demokratike, të votojmë për kauzën tonë, të votojmë për ndryshimin”.
Krerët e opozitës u ndalën edhe në Ersekë ku kandidon ish-themeluesi i Partisë Demokratike Gramoz Pashko. Berisha garantoj mbështetjen e projekteve të Pashkos, jo vetëm si deputet por edhe në qeverisjen e ardhshme të Partisë Demokratike do të zër një vend të rëndësishëm. Krye demokrati tha se do të ulim papunësinë.
Gramoz Pashko: “Ne kemi ardhur këtu që do ndryshojmë dhe ju që të mos e braktisni Kolonjën. Ne kemi ardhur për ta bërë të bukur, të lulëzuar që edhe pleqtë të buzëqeshin, dhe fëmijët të gëzojnë. Unë ju premtoj që në 4 vjet të ardhurat tuaja për frymë të dyfishohen, nga 300 euro në vit që keni sot, 600, 700 e më tej. Kryeministri i ardhshëm do të premtoj fonde për Kolonjën..."/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!