Për shkak se Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) është në fazë tranzitore, janë bllokuar edhe seancat gjyqësore në Gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO).
Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha raportoi se kreu i GJKKO-së, Sandër Simoni, i është drejtuar me një shkresë kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja, ku i kërkon pjesëmarrjen e prokurorëve të posaçëm në seanca.
“Burime jo-zyrtare më bëjnë me dije se ditën e sotme Sandër Simoni, i cili mban detyrën tranzitore si kreu i GJKKO-së, i ka dërguar një shkresë Arben Krajës ku i kërkon prezencën e prokurorëve të posaçëm në seancat gjyqësore, pasi kjo është dita e dytë që seancat gjyqësore nuk po zhvillohen. Në fakt, nuk po zhvillohen sepse duhen pak kohë deri sa SPAK të kalojë fazën tranzitore, pra çështjet administrative që lidhen me shortimin e dosjeve”, raportoi Hoxha.
Për më shumë mbi procesin e nisjes së punës në SPAK ndiqni raportimin e gazetares Anila Hoxha.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ArbenKraja#SPAK#TopChannel
Ещё видео!