Gjykata e Lartë la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Në një seancë në Dhomë Këshillimi, Kolegji Penal i kësaj gjykate nuk pranoi pretendimet e Berishës dhe kërkesën e tij për shfuqizim të masës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhënë në 25 Janar 2024.
Ish-Kryeministri ka kërkuar edhe më herët zëvendësim të masës së sigurisë, kërkesë që i është rrëzuar, teksa avokati i tij Genc Gjokutaj i konsideron këto vendime të qëllimshme për të djegur mandatin e deputetit të Berishës.
Gjithashtu mbrojtja kërkoi nga SPAK leje të posaçme që kreu i opozitës të paraqitej në Kuvend në mënyrë që të ushtronte detyrën e deputetit, por edhe kjo kërkesë nuk iu pranua.
SPAK akuzon Berishën se është përfshirë në korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në procedurat e privatizimit të kompleksit Partizani.
Akuza që janë mohuar nga ish-Kryeministri dhe Malltezi që e konsiderojnë hetimin si politik.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!