Grekët i janë drejtuar sërish kutive të votimit këtë të diele, 5 javë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit për të zgjedhur qeverinë e re. Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, dhe sondazhet e para tregojnë se partia qeverisëse Demokracia e Re e udhëhequr nga Mitsotakis është në rrugën e duhur për një fitore historike në zgjedhjet greke.
Sipas sondazheve, Demokracia e Re pritet të marrë 40-44% të votave, ndërsa partia kryesore opozitare, e majta Syriza parashikohet të marrë 16-19%.
Partia e majtë Pasok aktualisht po kërkon vendin e tretë me 10-13%.
Sipas sondazheve partia e ekstremit të djathtë Spartanët do të hyjë gjithashtu në parlament pasi parashikohet të marrë 4-6% të votave, mbi 3% të nevojshme të vendosur nga rregullat e zgjedhjeve greke.
Në Maj, kryeministri Mitsotakis mund bindshëm rivalin e tij të qendrës së majtë, por thirri zgjedhje të reja në një përpjekje për të qeverisur i vetëm Greqinë.
Konservatorët e Mitsotakis fituan zgjedhjet e muajit të kaluar me një diferencë prej 20 pikësh ndaj partisë Syriza të qendrës së majtë të Alexis Tsipras.
Gjithashtu 7 kandidatë shqiptarë garojnë në këto zgjedhje dhe 200 mijë të tillë mund të ushtrojnë të drejtën e votës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Mitsotakis
Ещё видео!