Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi dakordësinë e arritur për personat e zhdukur gjatë luftës.
Por sa i takon bashkësisë së komunave serbe, Kurti vuri në dukje se drafti i propozuar bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
Dëgjuam me durim dhe vëmendje Ekipin Menaxhues i cili prezantoi një draft statut, në gjithsej 67 nene, dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, dhe përkundër kësaj ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.
Kurti sqaroi se kishte paraqitur një draft tjetër me 11 pika, që përcaktojnë se si duhet të funksionojë komuniteti serb.
ALBIN KURTI
“Unë propozova një draft vizion si Kryeministër i Republikës së Kosovës përkitazi me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike, duke pasur në konsideratë edhe nenin 10. Dhe gjithsej në 10 plus 1 pika, apo 11 pika unë kam propozuar një vizion, pra një draft vizion, se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, çfarë do të duhej të ishte korniza e cila e rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, të pakicave kombëtare, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë.”
Ndërkohë sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ,Elbert Krasniqi, liroi nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues, që hartuan draft-statutin për Asociacionin, pasi sipas tij ata e kishin përfunduar punën e tyre.
Ещё видео!