Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi para Komisionit për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri, “Për fondet e pensionit privat”.
Drafti, i hartuar edhe me ekspertizën e Bankës Botërore përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, si dhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se projektligji zgjeron format e pensioneve private, si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve.
Ndryshimet prekin aspekte të menaxhimit dhe mbikëqyrjes të shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat, si rritja e kërkesave rregullatore për transparencë dhe informacion për anëtarët e fondit, si edhe kërkesa të shtuara për administrimin e rrezikut.
Projektligji i propozuar sjell përmirësime lidhur me procedurën e licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit,
Në fund të vitit 2022, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve private arriti në rreth 50 milionë euro, me një rritje prej rreth 1.1 miliardë lekë, ose 24.3 për qind krahasuar me fundvitin 2021.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pensionet#TopChannel
Ещё видео!