Në rezolutën e miratuar me shumicë votash nga eurodeputetët Serbia kritikohet për mosdistancimin e qartë nga sulmi terrorist ndaj policisë kosovare në Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator, mbrojtja e pjesëtarëve të grupit të armatosur të serbëve si dhe shpalljen e ditës së zisë në Serbi për tre sulmuesit e vrarë.
Beogradit i kërkohet që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës që ndodhen në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë edhe ekstradimin në Kosovë. Në rezolutë kërkohen sanksione ndaj Serbisë nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.
Eurodeputetet kanë dënuar edhe rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të Kosovës. Nga Serbia kërkohet që të përmbahet nga mbështetja e çfarëdo grupi terrorist në veri të Kosovës në të ardhmen. Autoritetet dhe mediat në Serbi sipas eurodeputeteve duhet që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj Kosovës.
Nga Kosova kërkohet që të ketë dialog me serbët në Kosovës dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të reja lokale në veriun e banuar me shumicë serbe. Përmes kësaj rezolute, po ashtu kërkohet që të hiqen masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri, që nisën në fund të Majit.
Po ashtu, eurodeputetët kërkojnë që të mos vihet në dyshim liberalizimi i vizave për Kosovën me 1 Janar të vitit 2024 dhe kjo çështje të mos lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.
Eurodeputetët dënojnë përpjekjet e Rusisë për ndikim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçmas në raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkohet që të hetohet roli i mundshëm i Rusisë në ngjarjet në Banjskë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!