Lajme Arkiva 2005
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vazhduar turin elektoral në Spille, Luz të Madh dhe Golem. Atje ai ka prezantuar kandidatët për deputet të Partisë Demokratike, Ëngjëll Cara dhe Luan Skuqi.
Sali Berisha: “Votoni që Spilleja të shndërrohet në një qendër të fuqishme të pasurimit tuaj në një nga vendet më të bukura turistike të Shqipërisë.”
Sali Berisha: “Ne zotohemi të shpallim zhvillimin rural si një përparësi absolute të Partisë Demokratike. Pashë zhvillimin e fshatit shqiptar, pashë zhvillimin rural të qëndrueshëm. Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë ndonjëherë vend i zhvilluar. Zhvillimi juaj është vendimtar për zhvillimin e Shqipërisë ndaj dhe ne jemi të vendosur, jemi të vendosur të krijojmë rrjetin e kreditimit tuaj në mbarë vendin. Do bëjmë përpjekjet më të mëdha për të hapur tregje për ju, brenda dhe jashtë Shqipërisë.”
Sali Berisha: “Ne do të ndezim me të gjithë shpejtësinë motorët e zhvillimit të turizmit në Golem dhe në Shqipëri. Pushtimi i Golemit nga mafia shtetërore do marrë fund.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!