Idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan i kanë kundërshtuar fuqishëm edhe dy ministrat e Jashtëm ai i Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar homologen e tij Donika Gërvalla. E kanë cilësuar të rrezikshme dhe shqetësuese vetëm përmendjen e këtyre tezave.
“Ne duhet të bijmë pre e atij kurthi, sepse ajo është demantuar dhe nuk mendoj që është në rregull që këto dokumente ti lidhim me Slloveninë. Alternativa e vetme është zgjerimi i NATO-s në paqe”.
“Është e rrezikshme kur jepen dhe bëhen tendenca të tilla, me ndarje e vija etnike andaj për neve është shumë e qartë që nuk ka fare rëndësi ai dokument, por është shumë e rrezikshme sepse nxit konflikte”.
Ministri Osmani gjithashtu ka folur edhe për dialogun Kosovës-Serbi sipas të cilit duhet të përfundojë me njohje reciprokre.
Ai gjatë ditës ka takuar edhe Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti me të cilët kanë vlerësuar raportet ndërmjet këtyre dy vendeve si model i fqinjësisë së mirë.
Kjo është vizita e parë e Osmanit në Kosovë në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!