Lajme arkiva 2005
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër kanë bojkotuar mësimin për shkak të kushteve të vështira në të cilat gjendet kjo shkollë. Çatia e saj është shembur dhe klasat janë me lagështirë, dritaret pa xhama.
Nxënëse 1: “Në dimër ne nuk mund të zhvillojmë mësim sepse shiu mblidhet në klasë.”
Nxënëse 2: “Në qoftë se kushtet nuk do të rregullohen ne nuk do të bëjmë mësim. E kemi vendosur si gjithë këshilli i shkollës dhe nuk do të bëhet mësim. Xhamat në dimër janë të thyera, çatitë si pasojë e erës na bien në kokë. Nuk kemi si bëjmë mësim.”
Prindi: “Në qoftë se nuk plotësohen këto kërkesa minimale ne nuk do t’i dërgojmë fëmijët në shkollë.”
Edhe mësuesit gjithashtu ankohen për kushtet ku mësojnë fëmijët. Sipas tyre kjo situatë po dëmton cilësinë e të gjithë procesit mësimorë. Nxënësit dhe këshilli i prindërve u ka dërguar një peticion bashkisë dhe drejtorisë arsimore për të ndërhyrë urgjentisht në rikonstruksionin e shkollës dhe thonë se bojkoti do të vazhdojë deri në përmirësimin e kushteve./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!