Sasia e qumështit të prodhuar në vend nuk po e plotëson kërkesën e fabrikave përpunuese për prodhim të produkteve të bulmetit.
Kërkesa e lartë për shkak të mungesës së stokut të operatorëve dhe ofertës së ulët ka shtuar presionin për rritje të çmimit të qumështit të freskët të prodhuar nga fermerët.
Operatorët pohojnë se me nisjen e sezonit të pranverës qumështi i deles po shitet nga blegtorët me çmim mbi 160 lekë për litër, duke arritur deri në nivelin e 190 lekë për litër. Shqetësuese për sektorin është edhe marrja e lartë e sasive të qumështit nga baxhot informale.
Mosplotësimi i kërkesës nga prodhimi vendas ka detyruar kompanitë të importojnë qumështin. Për muajt janar shkurt 2023 importet u rritën 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sipas të dhënave të Doganave. Tendenca rritëse e importeve nisi që në vitin 2022. Totali i importeve të 2022 u rrit rreth 2% më shumë se 2021.
Kompanitë përpunuese ngrenë shqetësimin e shtrenjtimit të qumështit të deles, por edhe të lopës në nivele shumë herë më të larta se shtetet e tjera.
Aktualisht sipas të dhënave të kompanive çmimi i qumështit të lopës për shtet si Itali, Francë dhe Gjermani është ulur nga 68 cent për litër në 58 cent për litër, ndërsa çmimi mesatar i shitjes së qumështit të lopës nga fermeri vendas është 75 lekë për litër.
Ndërkohë skema kombëtare e bujqësisë për vitin 2023 do të vijojë të mbështesë fermat me subvencione për krerë, jo për sasinë e qumështit të prodhuar, një kërkese e vazhdueshme e industrisë.
#qumesht #rritje #sasia #bujqesi #shqiperia #important
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televison
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Television. All Rights Reserved.
Ещё видео!