Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës. Ata janë identifikuar si Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.
Mësohet se Avdia ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa Shkoza ka vdekur në vend. Të dy rezultojnë me precedentë penalë për vjedhje dhe njihen si konsumatorë të lëndëve narkotike.
Mbrëmjen e sotme ata kanë dalë nga shtëpia dhe sapo kanë dalë në rrugë është hapur zjarr nga një makinë në ecje duke sjellë edhe vdekjen e Shkozës dhe plagosjen e rëndë të Avdias, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Copyrighted by News24 Albania
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ещё видео!