Trembëdhjetë avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të Ngushticës së Tajvanit, tha më 13 gusht, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit.
Një ditë më herët, Tajvani bëri të ditur se dhjetë avionë kinezë kaluan përgjatë ngushticës së ishullit.
Forcat ajrore të Kinës kanë fluturuar në mënyrë të përsëritur përtej linjës ndarëse ajrore gjatë javës së kaluar si pjesë e stërvitjeve ushtarake të organizuara pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në ishullin e pretenduar nga Kina, vizitë të cilën Pekini e kundërshtoi ashpër.
Kina ka thënë se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe se nuk do të tolerojë "veprimtaritë separatiste" në ishull, duke kërcënuar se do ta aneksojë me forcë nëse është e nevojshme.
Edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake të enjten.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë më 8 gusht se është i shqetësuar për veprimet e Kinës, por ka shtuar se “nuk besoj se ata do të bëjnë diçka më shumë sesa janë duke bërë”.
Raportet mes Kinës dhe Tajvanit
Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Avionët#Tajvan#TopChannel
Ещё видео!