#oranews #gazmendbardhi #ervinsalianji #presidenti
Gazment Bardhi u është përgjigjur akuzave të Ervin Salianjit se procesi për zgjedhjen e Presidentit po luhet nën tavolinë dhe për këtë mazhoranca po shfrytëzon një pjesë të deputetëve të PD-së me në krye Enkelejd Alibeaj.
Për Ora News, Bardhi nënkuptoi se Salianji flet me gjuhën e Berishës por në ndryshim nuk ngjason aq bukur sa origjinali.
Sot Ervin Salianji ka akuzuar se procesi për zgjedhjen e Presidentit është një proces që po ndodh nën rrogozë dhe po përdoret një pjesë e opozitës duke ju targetuar ju, Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë që kërkojnë të jenë pjesë e procesit.
Bardhi: Kush e ka thënë?
Ervin Salianji.
Bardhi: Aaa, dhe çfarë mund të them unë për këtë?
A është një proces i cili po kryhet nën rrogozë?
Bardhi: E kam dëgjuar nga Sali Berisha këtë dhe i kam kthyer përgjigje Sali Berishës. Nuk besoj se kam ndonjë gjë për të shtuar.E sigurt është se qëndrimi i sinqertë i më shumë se 20 deputetëve në grupin parlamentar ka qenë një qëndrim që PD të mos shndërrohet në fasadë në procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Nëse Salianji ka ndonjë informacion se po luhet nën tavolinë e mira do ishte të informonte secilin prej anëtarëve të grupit parlamentar, kush po luan në tavolinë, pse po luan, si po luan? Mesazhet e tjera i kam dëgjuar në burim origjinal nga zoti Berisha dhe besoj se atij i shkon më shumë të thotë gënjeshtra të tilla dhe meriton sigurisht dhe përgjigjen time.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!