Jo rastësisht zgjodhi Lezhën për të shpallur thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga ku tha se 11 Dhjetori do të bëjë bashkë demokratët në forumin më të lartë drejtues. Jo rastësisht është zgjedhur edhe 11 dhjetori pasi përkon me 31- vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike dhe që shënoi nisjen e pluralizmit politik në vendin tonë.
“Më 11 Dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”
Mesazhin e parë e pati për Lulzim Bashën, i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e strukturave paralele.
Mbledhjen e Kuvendit Kombëtar tha se demokratët e kërkojnë jo vetëm për largimin e Lulzim Bashës, por edhe për ndryshimet statutore, mes të cilave përmendi rikthimin e referendumit për zgjedhjen e Kryeministrit.
“Do të jetë edhe në statut që edhe kryeministri të zgjidhet nga ju. Edhe pse është kryetar partie mund të mos jetë kryetar partie. Në të gjithë Shqipërinë do të bëhet me referendum, edhe pse e ka hequr, ne do ta rikthejmë, e ju do të votoni për kreun e partisë dhe për Kryeministrin që doni. Do të pranojmë edhe fraksionet”.
Tha se mbështet vetingun e politikanëve, por jo nismën e depozituar në Kuvend nga Lulzim Basha, ku pastrimi i politikës i besohet SPAK-ut.
Berisha lëshoi akuza edhe në adresë të Kryeministrit Rama, teksa komentoi takimin e kreut të qeverisë me kryetarët e bashkive për reformën në ujësjellësa.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!