Nga i ashtuquajturi, kantier i rilindjes së Laçit, një bashkëpunim ky i qeverisë shqiptare me atë turke, kryeministri i vendit, Edi Rama u shpreh se një transformim rrënjësor e pret qytetin e vogël.
Rama bëri me dije se zona e parë e lagjes së re, e cila financohet nga qeveria turke do të përfshijë 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare dhe njësi shërbimi e infrastrukturë. Ndërkohë zona e dytë mundësohet nga qeveria shqiptare.
Po kështu kryeministri u shpreh se do të ndërtohet një godinë e re e bashkisë, disa shkolla si dhe një spital i ri.
“Për ta rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re, e cila është e ndarë në dy zona, zona më e madhe po ndërtohet nga themelet falë kësaj mbështetjeje dhe zona tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohet nga qeveria e Shqipërisë. Një lagje simbole e duarve të shtrënguara të solidaritetit, e cila do të jetë këtu për kohë që vijën si dëshmi e kësaj marrëdhënieje të veçantë ms dy vendeve, dy qeverive. Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para por angazhuan menjëherë forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat dhe kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat turke të kërkim-shpëtimit dhe të shoh nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin me të cilin djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete”, tha Rama.
Më tej shtoi:
“Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik me një event të madh në të cilën ka apeluar për solidaritet dhe ka lajmëruar gatishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve dhe së bashku me një mik të mirë, ministrin turk kemi filluar punën mbështetur te eksperienca e madhe e agjencisë turke”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#RecepTayyipErdogan#TopChannel
Ещё видео!