#oranews #rtvora #vlore
Pa rrugë, pa ndriçim dhe pa kanalizime, kjo është situata me të cilën lagjia “Kushtrimi” në Vlorë përballet prej më shumë se 30 vitesh. Banorët e etiketojnë këtë zonë si “Mesjeta e Vlorës” për shkak të mungesës së infrastrukturës me të cilën ju duhet të hasin çdo ditë.
Banorët shprehen se infrastruktura lë për të dëshiruar por, pavarësisht kërkesave të tyre ndaj pushtetit vendor të Vlorës për të vënë dorë në brendësinë e lagjies, askush nuk ka kthyer sytë nga kjo zonë.
“Një mandat që pati ai nuk na erdhi njëherë të na thotë çfarë shqetësimi keni. Kryetari i Bashkisë nuk e di fare se ku bie kjo lagjia.”
“S’kemi parë njeri të vijë”-thotë një tjetër qytetar.
“Premtime të kota”– pohon një tjetër.
Banorët pohojnë se shpeshherë detyrohen të nxjerrin para nga xhepi i tyre për mbylljen e gropave të rrugës e madje edhe për ujin e pijshëm. Për këtë të fundit ata kanë futur nga 5 mijë lekë të reja secili pasi bashkia nuk kishte fonde për ta bërë të mundur këtë kusht jetik.
“Edhe ujin e morrëm vetë. Paguam nga 50 mijë lekë. Vumë letë dhe vumë tubacionet. Ujin e pijshëm e moëm vetë dhe ja Bashkia”- shprehen banorët.
Për lagjien “Kushtrim” në Vlorë në buxhetin e vitit 2020 nuk u miratua asnjë fond për rehabilitimin e kësaj zone dhe mesa duket situata do të mbetet e njëjtë dhe për këtë vit, pasi deri tani nuk është asnjë plan konkret të parashikuar në buxhet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!