Arsen Muskurti ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që e la në “arrest me burg” përvrasjen e vëllait dhe kunatës së tij në datë 30 gusht.
Në ankimin e dorëzuar nga avokati, ai kërkon të kryej akt ekspertizën e shëndetit mendor dhe për këtë të caktohet masë sigurimi me afat. Më herët, Muskurti nëpërmjet mbrojtjes së tij pretendoi se kishte marrë medikamente për shëndetin mendor.
Ai vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritanin dhe kunatën Nora, Muskurti, në ambientet e biznesit të tyre.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konflikte për biznesin dhe një borxh që viktima i kërkonte Arsen Muskurtit.
Në pamjet e rënda të publikuara nga kamerat e sigurisë shihet se si autori futet në ambientet e agjencisë dhe qëllon për vdekje kunatën dhe vëllain. Përshkak të tronditjes paskrimit të rëndë, Muskurti kthehet dhe njëherë në vendin e ngjarjes, e më pas largohet për t’u fshehur.
Arratia e tij zgjati vetëm disa orë, derisa u arrestua nga Policia. Përshkak të rrezikshmërisë së tij, duke qenë se kishte pikpamje radikaliste, u angazhuan dhe forcat spëciale për kapjen e Muskurtit.
I gjithë motive I sherrit nisi për një agjenci turistike që dy vëllezrit e kishin pasur së bashku dikur, por gjykata vendosi t’ia jepte viktimës.
38-vjeçari nuk u pajtua me këtë fakt dhe herë pas herë shkonte në agjenci duke kërcënuar vëllain dhe kunatën, derisa pasditën e 30 gushtit I qëlloi për vdekje me pistoletë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ArsenMuskurti#Apeli#TopChannel
Ещё видео!