Tiranë- Turi i takimeve në rrethe për zgjedhjet në radhët e PD, e ka ndaluar kreun e saj, Lulzim Basha, në Kuvendin zgjedhor të degës së Përmetit dhe Mallakastrës. Lideri demokrat, u mbështet tek situata e rënduar financiare e vendit, për të akuzuar qeverinë se mashtroi shqiptarët me premtimin e rilindjes së vendit.
"'Rilindja' e famshme e Edi Ramës doli një fjalë boshe, rezultoi propagandë pa doganë, rezultoi një tufë tollumbacesh që u shpuan një e nga një pikërisht sepse ishte një premtim bosh pa alternative, sepse nuk u bazua në një analizë konkrete, realiste të gjendjes së vendit, të mundësive të vendit dhe vizioneve për të shkuar përpara. Por u bazua kryekëput në mashtrimin për të marrë votën. Sot përkeqësimi ndjehet kudo. Sipërmarrja në nivel falimentimi në të gjithë vendin. Mijëra shqiptarë humbin vendet e tyre të punës, asnjë premisë për përmirësim", tha Basha.
Përballë kësaj gjendje, sipas Bashës duhet të shpaloset një platformë e qartë rimëkëmbjeje nga demokratët. Dhe kjo nis nga puna në bazën e partisë, andaj ai i kërkoi drejtuesve të rinj të partisë në çdo degë të hartojnë platformën e zhvillimit për zonat e tyre.
"Çfarë tjetër është arsyeja jonë për të qënë këtu nëse nuk jemi në gjendje t'i ofrojmë një perspektivë zhvillimi qytetarëve ku gjithsecili prej tyre të shohë mundësinë dhe të besojë tek e nesërmja, të besojë se dinjiteti i tij dhe i saj nuk do të nëpërkëmbet, të besojë se ligji do të funksionojë i barabartë për të gjithë. Misioni i Shqipërisë europiane në çdo qelizë të saj, i standardit europian në çdo orë të jetës së çdo shqiptari kudo në vend, është misioni hyjnor i Partisë Demokratike", tha Basha.
Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Basha komentoi alternativën dhe transparencën përmes të cilës po zhvillohen zgjedhjet në PD.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!