[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Përplasjet e dhunshme në stadiumin “Partizan” në Beograd, shteti serb i ka cilësuar incident të organizuar të shqiptarëve me qëllim destabilitetin e Serbisë dhe rajonit. Ky ka qenë qëndrimi zyrtar i Presidentit serb Tomislav Nikoliç përmes një komunikate, si dhe i kryeministrit serb Aleksandar Vucic. Madje Nikoliç shkon deri në deklarata fyese, kur thotë që Shqipërisë do t’i nevojiten dekada, deri shekuj që të bëhet shtet normal. “Qëllimi i dukshëm i atyre që organizuan dhe hodhën mjetin fluturues me flamurin e Shqipërisë së Madhe, është shkaktimi i trazirave në Serbi dhe përpjekje për paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin. Ndeshjet sportive janë një vend ku jepen mesazhe politike provokative. Pas atentatit në vendosjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë , sigurisht që Shqipërisë do t’i duhen dekada, në mos shekuj që të bëhet shtet normal, pa urrejtje ndaj serbëve.” “Synimi i ekstremistëve shqiptarë ishte të tregonte se Serbia është një shtet jotolerant dhe kërkojnë të na turpërojnë. Ata donin të shkelnin krenarinë tonë, por ne e kemi ruajtur faqen dhe këtë e treguam përballë një bandë zyrtarësh shqiptarë që qëndronin në sallonin vip. tre orë përpara Federata Serbe e Futbollit ka një version të sajin për ngjarjet e dhunshme që u shënuan në stadiumin “Partizani” në Beograd. Përmes një komunikate, qeveria e futbollit serb thekson se incidenti ishte një veprim terrorist i drejtpërdrejtë ndaj Serbisë. Për këtë, ajo kërkon nga UEFA që ta fitojë ndeshjen 3 me 0 në tavolinë. “Federata Serbe e Futbollit është e tmerruar nga provokimi dhe i trembemi faktit se ky ishte një veprim terrorist i përgatitur më përpara, dhe drejtohet kundër interesave të drejtpërdrejta të vendit tonë, Republikës së Serbisë.”Kjo federatë, në komunikatën zyrtare tregon përmes pesë pikave se si sipas saj, u zhvilluan ngjarjet. Në të gjitha këto pika, theksohet sipas saj qetësia e veprimit të lojtarëve dhe organizatorëve, teksa fajësohet pala jonë për provokime para dhe pas hedhjes së flamurit me harten dhe me simbolet tona kombëtare. Në tekst jepen edhe tri propozimet që iu bënë palës shqiptare për vijimin e ndeshjes sipas vendimti të arbitrit dhe delegatëve, vazhdimin e saj pa tifozë ose vijimin të mërkurën, por që të trija nuk u pranuan nga pala shqiptare.
Ещё видео!