Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka deklaruar se prania e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme dhe bëri thirrje që të largohen.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi menjëherë pas këtij mendimi të gjykatës, i cili nuk është ligjërisht i detyrueshëm, duke thënë se territoret janë pjesë e atdheut historik të popullit hebre.
Megjithatë ky opinion i gjykatës mund të ndikojë në opinionin ndërkombëtar dhe të nxisë lëvizjet për njohjen e njëanshme të një shteti palestinez.
Gjykata tha se Izraeli nuk ka të drejtë të sovranitetit në territoret e Palestinës. Po ashtu tha se shteti po shkel ligjet ndërkombëtare, që ndalojnë marrjen e territoreve me forcë dhe po ashtu akuzoi Izraelin se po pengon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.
Sipas argumentimit të gjykatës, Izraeli duhet t’i japë fund menjëherë ndërtimit të vendbanimeve. Ky mendim i gjykaës, që u kërkua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pas kërkesës së palestinezëve, vjen në një kohë që Izraeli po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Gazë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#GjND#Izrael
Ещё видео!