Pasditen e së enjtes Kryeministri Edi Rama e kaloi në Kavajë ku pa nga afër punimet që po kryhen për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit të kaluar. Premtimin se vitin e ri do ta presin në banesat e reja e ripërsëriti edhe përpara banorëve që takoi.
Arben Ahmetaj: “Në pjesën fushore janë rreth 50 z.Kryeministër ndërsa në pjesën malorë të komunave janë edhe 60 të tjera që do të konsiderohen edhe për pagesë direkte për familjet e dëmtuara. 1000 njësi individuale do të përfundojnë përpara vitit të ri pjesa tjetër do të vazhdojë deri në Maj”.
Kryeministri Rama: “E rëndësishme është që jemi në rrugë të mbarë, vetëm të punohet”.
Gjatë takimeve me banorët Rama thumboi edhe opozitën.
Qytetari: Shkolla po, spitale po, gjithçka perfekt.
Kryeministri Rama: Po pra po, po, shyqyr që na doli një demokrat që i numëron tamam. Shkolla po, spitale po, gjithçka po. Shyqyr që na doli një demokrat që i numëron tamam. Shyqyr që nuk harrove ndonjë. Partia s’është mirë ë? Avash avash, ka kohë, ka kohë. Hajt muirupafshim”.
Më herët Kryeministri ishte në Rrogozhinë ku vizitoi shkollën e mesme të bashkuar dhe një kopësht për fëmijë, të cilat pas dëmeve të mëdha nga tërmeti janë rindërtuar plotësisht.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!