Fenomeni i pajisjes më pasaportë bullgare, prej vitesh është i pranishëm edhe në Shqipëri. Ndërkohë 10 vitet e fundit, sipas kryediplomates bullgare, rreth 90 000 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportën e këtij vendi. Jo zyrtarisht pranohet se edhe shumë anëtarë të këtij komuniteti në Shqipëri, që shtrihet në zonën e Gorës në Kukës, Gollobordës në Librazhd dhe Prespës në qarkun Korçë, rezultojnë të kenë marrë pasaportë bullgare, pasi janë pajisur me vërtetimin se i përkasin minoritetit, të njohur ligjërisht në 2017-n. Por Ambasada Bullgare në Tiranë dhe Ministria e Punëve të Jashtme refuzuan të përgjigjen mbi numrin e shqiptarëve që kanë aplikuar dhe përfituar nënshtetësinë.
Ещё видео!