Dhjetëra njerëz ishin pritur të udhëtojnë nga qyteti Kramatorskut për në Kiev më 8 prill kur një sulm ajror rus shkatërroi stacionin hekurudhor.
Më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur, si pasojë e sulmit rus me raketë në qytetin lindor.
Kramatorsk ka pasur një prej stacioneve që ka vazhduar operimin në këtë pjesë të Ukrainës pas pushtimit të Ukrainës duke bërë të mundur evakuimin e civilëve.
Guvernatori i Donjeskut ka thënë se mijëra njerëz kanë qenë të pranishëmnë kohën e sulmit, duke tentuar që të largohen nga ajo zonë përmes trenit.
Udhëheqësi i kompanisë hekurudhore të Ukrainës ka thënë se dy raketa kanë goditur stacionin.
Të gjithë të vrarët në sulmin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk ishin civilë, ka konfirmuar presidemti ukrainas. Volodymyr Zelensky.
Sinkron
Në mungesë të forcës dhe guximit për të na përballur në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile.Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë.
Zelensky ka njoftuar po ashtu se katër fëmijë janë mesin e viktimave.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!