#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 kungulleshka (të njoma)
1 karotë mesatare
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
4 gota ujë të ngrohtë
1 gotë qumësht
2 lugë gjelle kopër
Fillimisht pastrojmë perimet dhe i presim ato në kubikë shumë të vegjël. Në një tenxhere të thellë vendosim 2 lugë vaj dhe 1 lugë gjellë gjalpë. Pasi gjalpi të shkrijë shtojmë kungujt dhe karrotat i kaurdisim për 2-3 min. Shtojmë hudhrën e shtypur e më pas miellin. Vazhdojmë përzierjen e më pas shtojmë 2 gota ujë. E përziejmë duke shtuar pak nga pak dhe 2 gota të tjera. Plotësojmë shijen me 1 gotë qumësht dhe kripë e piper të zi. Në fund shtojmë dhe kopër të grirë hollë. E përziejmë e më pas supa është gati për t’u servirur.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!