Jo vetëm historik, por edhe të mirëmenduar e cilësoi në krah të Belinda Ballukut, Kryeministri Rama vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike, që nis nga 1 Shkurti.
Edi Rama: Një arritje nga më domethënëset e qeverisjes sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Më shumë sesa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe me ekspertizë ndërkombëtare.
Brenda tre viteve, paralajmëroi kthimin e Shqipërisë në një vend me sovranitet energjetik.
Edi Rama: Sikur bota të kthehet përmbys Shqipëria do ketë energjinë e vet për çdo ditë të vitit me ujë, pa ujë, me shi pa shi. Nuk do varet nga askush, se ça ndodh jashtë kufijve. Do shesi jashtë, ky është sovraniteti. Nuk është ëndërr.
Kryefjalë në sektorin energjetik tha se janë reformat, që sipas Kryeministrit mundësuan kryesimin e vendit në rajon për prodhimin e energjisë diellore.
Edi Rama: Falë incentivave është jo vetëm e para në rajon për vet prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i dyti. Sot Shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjektet private familjare apo biznese. Në vendin e dytë është Serbia me 1/4 e prodhimit të Shqipërisë, 51 megavat, pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Nuk shqetësohet aspak për akuzat e opozitës se po bën fushatë përmes uljes së çmimit të energjisë elektrike.
Edi Rama: Nuk më intereson, mbi 1 mln konsumatorë abonentë do paguajnë një çmim të ulur të saj falë një suksesi kuptimplotë në një rrugë nga humnera në majën e Shqipërisë 2030. Thanë që edhe bonusi i pranverës, elektoral. Vetëm jam një qenie elektorale. Ajo që më shqetëson është që pensionistët do marrin bonus tjetër. rritjen e duam ta kemi gjithëpërfshirëse.
Përgjigjen se përse po ulet energjia në një kohë që çmimi i saj ka njohur trend rritës në botë, e dha Z/Kryeministria Balluku.
Belinda Balluku: Ja kemi dalë sepse kemi ulur humbjet, 17.93% krahasuar me 46% që ka qenë ne 2012. Element tjetër, norma e arkëtimit ka ardhur në rritje. Në 2013 ishte 65% e energjisë së shitur, jo asaj të prodhuar. 45 shkonte në humbje.
Por cili është çmimi me të cilin do të paguajnë faturën e energjisë të gjithë ata qytetarë që kalojnë fashën e 700 kw?
Belinda Balluku: Nëse do kalojnë në 7001 kw, fatura do paguhet me çmimin që kemi sot 9.5 Lekë. Nuk ështe faturim me fasha, por konsum.
Të pyetur në lidhje me kufizimin e lëvizjes së automjeteve, Rama e Balluku e mohuan ekzistencën e një vendimi apo projektligji të tillë.
Belinda Balluku: Bëhet fjalë për planin kombëtar të energjisë dhe klimës që e kemi në fuqi nga viti 2021. S’ka vendim qeverie apo një ligj që do detyrojë automjetet mos qarkullojnë, por është në funksion që nga vitit 2021.
Edi Rama: Unë e di qe jetojmë në epokën që lexohen vetëm tituj dhe titujt s’kanë lidhje me përmbajtjen.
Gjatë konferencës për shtyp, Kryeministri Rama tha se javën që vjen, pritet që në Abu Dabi të firmoset marrëveshje trilateriale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!