Lajme Arkiva 2005
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar disa takime të hapura me anëtarë e simpatizantë të LSI-së, në fshatrat Llakatund dhe Selenicë të rrethit të Vlorës, në Vernisht të rrethit të Fierit si dhe në Roskovec.
Gjatë takimeve, Meta paraqiti alternativën e LSI-së për zhvillimin e Bujqësisë dhe të Agrobiznesit. LSI do të synojë rritjen e prodhimit bujqësor, i cili aktualisht ndodhet i asfiksuar nga monopolet e pushtetarëve, duke mbështetur agrobiznesin me anë të kreditimit në mënyrë që të ketë konkurrencë, si në tregun e brendshëm, ashtu dhe në eksport.
Një ndër masat që do të merren për realizimin e nxitjes së prodhimit në fushën e Bujqësisë theksoi Meta, do të jetë ligji i akcizës për karburantet që përdoren nga mjetet në bujqësi për të gjithë territorin e vendit, duke filluar që nga viti 2006.
Ilir Meta: “Për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj. Për të rritur investimet në këto zona. Për të zhvilluar sistemin e kreditit në këto zona, përcjellë bankat private dhe të huaja në këto zona dhe për të bërë një transformim të vërtetë të këtij realiteti i cili është vërtet, vërtet i dhimbshëm.”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi një takim dhe me ushtarakët në lirim në Fier./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!