Edhe pse është shteti i cili u sulmua pabesisht në orët e para të mëngjesit, Ukraina ka ditur të tregojë anën e saj njerëzore, edhe kundrejt okupatorit rus.
Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka publikuar një njoftim, ku u bën thirrje nënave ruse për të marrë bijtë e tyre të zënë rob në Ukrainë. Mënyra sipas Gerashchenko është shumë e thjeshtë, mjafton që ato të shkojnë në Ukrainë e t’i tërheqin bijtë e tyre nga autoritetet ukrainase.
“U vendos që ushtarët rusë të kapur t'u jepeshin nënave të tyre, nëse ata vijnë për ta në Ukrainë, në Kiev”, shkruan Gerashchenko, teksa shprehet se nënat e ushtarëve të zënë rob duhet të telefonojnë në numrat e vënë në dispozicion, e të shkojnë më pas në Kiev.
Ministria e Brendshme Ukrainase ka treguar edhe mënyrën sesi mund të udhëtojnë ato nga Rusia në Kiev, kur aeroportet janë të mbyllura.
“Shkoni në Kaliningrad ose Minsk. Nga atje me autobus ose taksi në kufirin polak. Pastaj, përmes territorit të Polonisë, do t'ju duhet të arrini në pikën e kontrollit me Ukrainën. Aty do t'ju takojnë dhe do t'ju përcjellin për në Kiev, ku djali juaj do t'ju dorëzohet. Ne ukrainasit, ndryshe nga fashistët e Putinit, nuk i luftojmë nënat dhe fëmijët e tyre robër”, shkruan Gerashchenko.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraina#Falja#TopChannel
Ещё видео!