Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 31 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 31 Dhjetor
Viti i Ri 2025 pritet me fishekzjarrë në botë. Të parët që festuan, Zelanda e Re dhe Australia
Viti i Ri 2025 ka nisur tashmë xhiron e globit. Spektaklet e fishekzjarreve nisën me Okllendin në Zelandën e Re dhe më pas me Sidnein e Australisë. Gjithçka është gati për të pritur Vitin e Ri nga Azia, në Europë e Amerikë.
Nata e ndërrimit të viteve, shqiptarët mes familjes dhe feastimeve në shesh
Atmosfera e festës përfshin edhe Tiranën. Rrugët kanë zhurmuar paraditen e sotme për blerjet e fundit. Edhe këtë vit kryeqytetasit do ta ndajnë natën e ndërrimit të viteve mes familjes dhe shijimit të spektaklit të fishekzjarrëve në shesh.
Presidenti Begaj uron shqiptarët për vitin e ri: Vendi ka ende sfida. Test, zgjedhjet e 2025-ës
Ne mesazhin tradicional në ditën e fundit të vitit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj apeloi që klasa politike të jetë aktive, transparente dhe llogaridhënëse. Ai tha se zgjedhjet e 2025-ës do të jenë një test për politikën.
Ndërrimi i viteve: Muzikë, humor e premiera të serialeve më të ndjekura në ekranin e ‘’Tv Klan’’
Televizioni Klan do të ofrojë mbrëmjen e sotme një programacion të larmishëm. Ai nis me nje transmetim maratone te “100 Këngë nga Bota” dhe që do të vijojë me humor e premiera te serialeve më të ndjekur në botë.
Rruga e Arbrit, drejtu fundit. Tuneli i Qafës së Murrizit hapet në mars 2025
Rruga e Arbrit duket se po shkon drejt përfundimit të plotë pasi në mars të 2025-ës do te hapet edhe tuneli i Qafës së Murrizit. Zv.kryeministrja Belinda Balluku hodhi poshte zerat se qeveria ka rritur financimet per realizimin e kesaj vepre.
Legalizimet, kompensim për 15 mijë ish pronarë. Manja: Deri të enjten jepen 30 milionë euro
Qeveria do të disbursojë deri të enjten 30 milione euro per ish-pronaret te prekur nga procesi i legalizimeve, duke u mundësuar atyre kompensim në vlerë dhe në sipërfaqe prone. Nga ky proces kompensimi do të përfitojnë 15 mijë persona.
Hakerat kinezë sulmojnë departamentin amerikan të thesarit. Morën të dhëna qe nuk konsiderohen sekret
Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën se fshihet pas një sulmi hakerash ndaj Departamentit Amerikan të Thesarit, ndodhur në fillim të këtij muaji. Megjitahtë thuhet se sulmi preku vetëm informacione që nuk janë kategorizuar si sekret.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!