Lajme arkiva 2006
Shkëputja e një masivi shkëmbor ka bllokuar sërish për disa orë rrugën kombëtare Librazhd-Përrenjas pranë urës të Bushtricës në Qukës. Por kësaj here për hapjen e saj është përdorur eksploziv pasi fadromat e kanë patur të pamundur lëvizjen e masës të shkëmbinjve.
“Mjetet me fadromat, kështu gjërash nuk eliminohet avaria. Prandaj jemi detyruar të provojmë metodën me anë të minave.”
Rruga ka qëndruar e bllokuar në njërin krah për plot 15 orë. Normalizimi i qarkullimit të automjeteve është arritur vetëm 30 minuta pas shpërthimit. Aksi rrugor Elbasan-Librazhd-Përrenjas paraqitet problematik në disa segmente të tij për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmbinjve, kryesisht gjatë kohës së shirave. Në pika të ndryshme të këtij aksi firmat që kanë kryer punimet nuk kanë vendosur mure apo rrjeta mbajtëse./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!