Ndërsa shumica e udhëheqësve botërorë po e mënjanojnë presidentin rus Vladimir Putin, një nga liderët e paktë që po mban një linjë të hapur komunikimi, është presidenti francez Emmanuel Macron. Përpjekjet diplomatike të Macron për të parandaluar luftën dështuan, por ai nuk po dorëzohet: të dy udhëheqësit kanë folur katër herë që kur forcat ruse sulmuan Ukrainën më 24 shkurt dhe 11 herë gjatë muajit të kaluar. Udhëheqësi francez, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, është tani një nga të paktët të huaj që e ka kuptuar mendësinë e Putinit në kohën e pushtimit më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kryeministri izraelit Naftali Bennett po bëhet gjithashtu një ndërmjetës, duke takuar Putin në një vizitë të papritur në Moskë të shtunën dhe duke folur përsëri me të në telefon të dielën. Shtytja e vazhdueshme e presidentit Macron për dialog pasqyron traditën e Francës së pas Luftës së Dytë Botërore për të hartuar vetë rrugën gjeopolitike duke refuzuar të ndjekë verbërisht Shtetet e Bashkuara.
Pasi trupat ruse u futën thellë në Ukrainë, vendosmëria e Macron për të mbajtur kanalet e komunikimit me presidentin Putinin po u ofron aleatëve perëndimorë njohuri mbi gjendjen shpirtërore të liderit rus, synimet e tij në fushën e betejës dhe në vendin e tij, ndërsa Kremlini godet kundërshtarët e luftës. Të dy udhëheqësit i drejtohen njëri-tjetrit me “ti” në vend të fjalës formale "ju", tha një zyrtar i pallatit presidencial Elysee pas një telefonate. Macron gjithashtu ka folur me presidentin Putin në emër të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky duke u përpjekur të arrijë ndonjë lëshim nga ai, armëpushim, kalim të sigurt për civilët, akses në ndihmat humanitare etj. Por macron të hënën dënoi cinizmin e moskës duke thënë: Të thuash se "ne do t'i mbrojmë njerëzit duke i sjellë në Rusi" është "hipokrizi"! – tha ai.
Pamje;AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Macron#Putin#TopChannel
Ещё видео!