[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Demokratet nuk ndoqën strategjinë e zakonshme per te nxjerre para medias nje nga anëtaret e grupit parlamentar per t’iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe deklaratave te tij gjate takimit me punonjësit e tatimeve; por peshën e replikës e mbajti kryetari Lulzim Basha, si per te nënvizuar se per opozitën ekonomia mbetet beteja kryesore. Dhe ne qendër te akuzave kryetarit Basha janë 160 milion dollarët qe mungojnë ne arkën e shtetit.“Edi Rama legalizoi vjedhjen e 160 milion dollarëve nga tatimet e doganat, sot Rama shpalli amnistinë per hajdutet dhe kontrabandistet, nuk gjeti fjale për te kërkuar ndjese, nuk gjeti asnjë mundësi per te shpalosur pergjegjesine qe është e gjitha e tij, asnjë kallëzim per 160 milion dollarë te vjedhura, kjo është gropa me e madhe, e cila është shkaktuar nga kontrabanda, por Rama nuk foli per këtë, pasi oligarkistet janë pjese e oborrit”.Basha ka sulmuar kryeministrin se po përdor aksionin kundër informalitetit per te goditur biznesin e vogël e te mesëm, ndërkohe qe ata qe bëjnë evazionin me te madh, janë pjese e grupimit te tij politik.“Klientela e qeverise favorizohet, ndërsa biznesi i vogël e i mesëm nuk ka zgjidhje, pra ulin traun e doganave per klientët dhe ngrëne kërbaçin per ata qe mezi mbajnë familjen me buke. Ai eshte peng e bashkëpunëtor i kontrabandisteve dhe çdo mase ne këto kushte është ne kurriz te te pamundurve.”Sipas Bashes nje prej arsyeve kryesore te rritjes se evazionit janë taksat e rritura nga qeveria Rama, por kryeministrit te vendit i mungon vullneti per te luftuar këtë fenomen.
Ещё видео!