Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë mbrëmje në qytetin e Burrelit, ku zhvillon një takim për platformën bashkëqeverisëse. Rama u ndal sërish tek administrata, ku tha se ka shumë parazitë, grabitqarë dhe njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi.
Shefi i qeverisë deklaroi se qytetarët duhet të bëhen pjesë e kësaj platforme, pasi kjo do të shërbejë për të pastruar administratën nga të korruptuarit. Sipas tij, qytetarët janë më afër qeverisë dhe mund të komunikojnë direkt me të për çdo problem.
"Do vazhdojmë të rrisim ndjeshmërinë e qytetarëve dhe do t’i nxisim të bëhen pjesë e koalicionit të madh qeverisës. Një nga hallet më të mëdha në këtë vend është se po c’e se nuk ndesh në njeriun e duhur në zyrën ku troket je në det të hapur. Ne po punojmë cdo ditë për ta luftuar dhe zmbrapsur, pasi kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë.
Ещё видео!